rigjenerimi
Pranë “magjisë” së rigjenerimit të qelizave të vjetra
Shkencëtarët kanë zbuluar si të rigjenerojnë qelizat e vjetra njerëzore përmes përtëritjes. Është një zbulim emocionues që mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit plaken. Studiuesit në Universitetin e Exeter dhe Universitetin e Brighton gjetën një mënyrë për të rifituar bashkimin e qelizave përmes kimikateve dhe panë sesi qelizat që kishin ndalur ciklin e rritjes natyrore, filluan të ndahen përsëri dhe të rinovohen. Eksperimenti vërtetoi se qelizat e ngurta jo vetëm që dukeshin më të reja, por gjithashtu silleshin si të tilla.