Pranë “magjisë” së rigjenerimit të qelizave të vjetra

Postuar në 13 Nëntor, 2017 21:34

Shkencëtarët kanë zbuluar si të rigjenerojnë qelizat e vjetra njerëzore përmes përtëritjes. Është një zbulim emocionues që mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit plaken. Studiuesit në Universitetin e Exeter dhe Universitetin e Brighton gjetën një mënyrë për të rifituar bashkimin e qelizave përmes kimikateve dhe panë sesi qelizat që kishin ndalur ciklin e rritjes natyrore, filluan të ndahen përsëri dhe të rinovohen. Eksperimenti vërtetoi se qelizat e ngurta jo vetëm që dukeshin më të reja, por gjithashtu silleshin si të tilla.

"Përsërita eksperimentet disa herë dhe në çdo rast qelizat u rinovuan. Jam shumë e emocionuar nga implikimet dhe potenciali për këtë hulumtim. Njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasa të kenë goditje, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të tjera, por me përtëritje qelizore, kjo mund të zvogëlohet "- tha studiuesi Dr.Eva Latorre.

Sipas studiuesve, kjo mund të ndryshojë mënyrën e plakjes, me shpresën se njerëzit do të përjetojnë më pak degjenerimin që vjen me plakjen. "Kjo tregon se kur i trajtojmë qelizat e vjetra me molekula që rivendosin nivelet e faktorëve të bashkimit, ato rifitojnë disa tipare të rinisë. Ato janë në gjendje të rriten, por tani kërkohen më tepër hulumtime për të krijuar potencialin e vërtetë për këto lloj mënyrash që trajtojnë efektet degjeneruese të plakjes"- tha prof. Lorna Harries, udhëheqëse e ekipit.

https://www.rt.com/news/409314-old-cell-rejuvenation-breakthrough/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.