atentat Malte
Atentat me telekomandë gazetares së "Panama Papers"
Gazetarja që udhëhoqi investigimin e “Panama Papers” për çështje të korrupsionit në Maltë, Daphne Caruana Galizia mbeti viktimë e një atentati të hënën pasdite kur makina e saj, një Peugeot 108, u shpërbë plotësisht pas një shpërthimi të telekomanduar. Shpërthimi ishte aq i fortë sa pjesët e makinës u shpërndanë në fushat përreth rrugës.