politika industriale
Nevoja për një politikë të re industriale
Politika industriale ka qenë një temë dilematike në debatin e politikës ekonomike. Transformimi i vazhdueshëm strukturor, zhvillimi industrial dhe kërkimi shkencor e inovacionet teknologjike janë veçoritë kyçe për zhvillimin ekonomik. Përpara krizës financiare globale, politika industriale, si një instrument për të ndihmuar zhvillimin industrial në veçanti dhe atë ekonomik në përgjithësi, u mënjanua gjerësisht nga shumë ekonomistë që dyshonin në bazat e saj analitike dhe duke vënë në dukje rekordin e dobët të saj.