gjuha gjermane
Shqetësim në nivel politik deri te Merkel: Në restorante të Berlinit dhe në zyrat e Brukselit, nuk flitet gjermanisht
Gjermanishtja nuk flitet më nga stafi i disa restoranteve në Berlin. Ja sesi gjermanët po I rikthehen temave të vjetra, por edhe të reja me një sens që mund të kthehet problematik. Vend që nën Angela Merkelin promovoi multikulturalizmin, por që nuk e gëlltit dot një kryeqytet shumëgjuhës. “The Guardian” raportonte dje sesi zv.ministri gjerman i Financave, Jens Spahn, anëtar i partisë së Merkel, deklaronte në gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”, tërbohej nga fakti se kamarierët në disa ristorante në Berlin flasin vetëm anglisht.