rand
Propagandë mbi rrezikun e propagandës ruse
Juan Delcan dhe Valentina Izaguirre të “RAND Corporation”, kanë krijuar një video me elementë grafikë të propagandës sovjetike nën kozmetikën e mjeteve të reja të informacionit.
Kjo copëz e shkurtër tregon sesi propaganda ruse përhapet dhe sesi ajo e ndikon audiencën duke e argëtuar, çorientuar dhe përmbytur atë
shkruhet në faqen e “RAND”.
Videoja është shumë elegante për gjetjen e vet grafike, por përmbajtja e saj nuk i korrespondon realitetit sa kohë me krizën ukrainase u kuptua se propaganda ruse nuk kishte manipuluar kënd.
Raporti i "Rand Corporation": Mund të ketë grusht tjetër shteti në Turqi
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së po shkojnë nga divorci i një aleance strategjike drejt një bashkëjetese në rivalitet të paktën në zona interesi të lartë si Lindje e Mesme dhe Mesdheu Lindor. Duket se qasja reciproke e të dy vendeve nuk ka të bëjë me qëndrimet e një administrate apo tjetrës, por me interpretimin ideologjik dhe strategjik të qëllimeve politike të Turqisë
"Fake News" i lë vendin falsifikimit të Zërit*
Në vitin 2018, frika nga lajmet e rreme(fake news) do të zbehet në krahasim me teknologjinë e re që mund të falsfikojë zërin njerëzor. Kjo gjë mund të krijojë tmerr në fushën e sigurisë. Më keq akoma, mundet të na heqë të gjithëve një pjesë të unikalitetit tonë. Por kompanitë, universitetet dhe qeveritë po punojnë tashmë pa u ndalur për dekoduar zërin njerëzor për shumë aplikime. Kjo shtrihet që nga integrimi më i mirë i pajisjeve tona të internet of things te aftësimi për më shumë ndërveprime natyrale mes njerëzve dhe makinave.
Miliarda dollarë/vit humbje - pasojat ekonomike të pagjumësisë
Gjumi ka rëndësi për shëndetin dhe më tej si rrjedhojë e kësaj edhe për ekonominë. Në një shkrim të Rand Corportation thuhet se në SHBA pamjaftueshmëria e gjumit është deklaruar si problem I shëndetit publik, përderisa 1/3 e amerikanëve në moshë të rritur nuk fle aq sa duhet në mënyrë të rregullt. Pagjumësia është një çështje problematike në shumë vende. Kompleksiteti i pasojave që sjell mungesa e gjumit në finale prodhon edhe kosto ekonomike.