gjoke nonaj
Ndërron jetë rapsodi 107 vjeçar, Gjokë Nonaj
Rapsodi legjendar Gjokë Nonaj u shua në moshën 107 vjeçare dhe të premten u përcoll në banesën e fundit në varrezat e Kodër-Marlekajt, në Lezhë.
Ai lindi në Malësinë e Shkrelit në vitin 1910 dhe me jetën e tij si rapsod mbart interpretimet e ralla me lahutën e tij të Ciklit të Kreshnikëve, duke u kthyer në një legjendë të gjallë të dëshmisë së ekzistencës dhe vazhdimit të traditës së lashtë të eposit shqiptar.
Edhe mosha e lahutës së tij, e kaluar dorë më dorë, e kapërcen shekullin.