proporcionali
Sistemi proporcional, individët sfidojnë partitë?
Tre individë kanë mundur të sigurojnë 4 mandate në vetëm 3 qarqe; ky mund të konsiderohet një sukses “i paparë” përmes një sistemi proporcional, që duket shumë rixhid për partitë e reja politike. Kjo ka ndodhur me PDIU-në në Elbasan e Dibër dhe PSD-në në Shkodër .Ndërkohë, tri parti të reja, LIBRA, FRD e SFIDA, s’kanë mundur të fitojnë asnjë mandat, pavarësisht se së bashku kanë grumbulluar rreth 30 mijë vota në shkallë kombëtare.