jorgji kote
Prapë hapa, pastaj data!
Ky është mesazhi i qartë që dha pardje në konferencën për shtyp në Tiranë dhe në aktivitetet e tjera Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn. Në përgjigje të kërkesës së përsëritur të kryeministrit Edi Rama mbi çeljen e negociatave të antarësimit në BE duke vlerësuar arritjet, Hahn kërkoi sërish hapa dhe dëshmi e prova të tjera për realizimin e pesë përparësive tashmë të njohura, me theks të veçantë në zbatimin e vetingut dhe luftën ndaj drogës.
Diplomacia – Kjo “jetime” elektorale
Zgjedhjet parlamentare 2017 do të mbahen mend edhe për heshtjen e plotë ndaj diplomacisë, politikës sonë të jashtme dhe integrimit të mëtejshëm evropian. Për herë të parë në 25 vitet e fundit, diplomacia u bë “jetime” elektorale; nuk ka vend tjetër në Evropë, as në vendet më neutrale, ku asaj t’i jetë bërë një “embargo” e tillë elektorale. Për më tepër, kur rreth nesh dhe në botë ka pasur aq shumë sfida dhe ngjarje madhore me ndikim të drejtpërdrejtë edhe mbi vendin tonë.