ikona
Ikona gjeorgjiane e shahut padit Netflix
Ikona gjeorgjiane e shahut Nona Gaprindashvili ka paditur për shpifje platformën Netflix. Gaprindashvili thotë se është portretizuar në mënyrën e gabuar në serialin e suksesshëm “The Queen's Gambit”.
Rasti i referohet një sekuence në episodin përfundimtar të dramës, ku thuhet se Gaprindashvili, aktualisht 80 vjeçe, nuk kishte bërë kurrë një garë shahu me burra.
Dokumenti thotë se deri në vitin 1968, viti në të cilin është vendosur episodi, ajo ishte përballur me të paktën 59 lojtarë meshkuj.
Një ikonë e restauruar gabim në Spanjë, kthehet në pikë tërheqëse për turistët
Nuk është e thënë që çdo gabim të kushtojë. Mundet që edhe gabimintë vlejë. Kjo vlen në rastin e qytetit Borja në Spanjë, ku turizmi është shtuar shumë së fundmi si pasojë e një restaurimi të gabuar të një ikone të Jezu Krishtit. Të paktën kështu raportojnë mediat sipas të cilave ikona me Krishtin e shpërfytyruar është kthyer në pikë tërheqëse për turistët në qyytetin veriperëndimor të Spanjës. 160 mijë turistë vizituan kishën e Mëshirës për t’i hedhur një sy ikonës. Paguajnë 1 euro për hyrjen dhe për një vend krejt të padëgjuar kjo po rezulton një mënyrë e papritur për t’u bërë i njohur.
Për shkencëtarët imazhi i Jezu Krishtit ka qenë më afër këtij modeli sesa atij të ikonave
Disa shkencëtarë britanikë, asistuar nga arkeologë izrealitë kanë rikrijuar atë që besojnë se është imazhi më i saktë i Jezu Krishtit. Duke aplikuar metoda të antropologjisë kriminale, shkencëtarët kanë risjellë një imazh që qëndron shumë larg ikonografisë dhe imazheve të përdorura nga artistët. Krishti në botën europiane dhe perëndimore piturohet si një person fytyrëhollë, me flokë të gjatë, sy me ngjyrë, buzë të holla dhe me hundë të drejtë. Ndryshe nga apostujt që e rrethojnë e që paraqiten si më të shëndoshë.
Facebook së shpejti ikonën ‘dislike’
Përdoruesit e Facebook mund ta pëlqejnë këtë. Ata së shpejti do të kenë në përdorim funksionin “dislike”. Themeluesi i rrjetit social Mark Zuckerberg, tha të martën se butoni “dislike” është në punë e sipër. “Mendoj se njerëzit kanë pyetur rreth kësaj mundësie prej vitesh.
Struktura zyrtare bastisin Kishën e Sh. Athanasit në Dhërmi. Zëdhënësi: “Po kërkojnë varrin e një misionari të një besimi tjetër”
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë denoncon sot një incident shumë të rëndë të ndodhur në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Sipas njoftimit të shpërndarë, thuhet se në incident janë protagonitë forcat policore dhe njerëz të pushtetit lokal. Ende nuk ka një reagim nga autoritetet shtetërore, por ngjarja nëse është e vërtetë përbën incident shumë të rëndë. Më poshtë njoftimi i KOASh:
Nga “Kurban” te manari – mesazhe përmes fotopolitikës
Të gjithë biem dakord, madje kjo është pranuar edhe nga kundërshtarët që nuk dinë të thonë njëherë një fjalë të mirë, se Edi Rama, është ndër politikanët me aftësitë më të mëdha për marketing dhe publicitet. Si i tillë, kryeministri tregohet shumë skrupuloz në paraqitjen e çdo aktiviteti ku merr pjesë – dhe kjo duket edhe nga postimi i fotoalbumeve në Facebook. Mirëpo nga viti në vit, me ndryshimin e statusit politik, ndryshon natyrshëm edhe pozimi, skena dhe mesazhi.