Selman Abedi
Video e Selman Abedi në supermarket para sulmit në Manchester
Pak orë para se të kryente masakrën vetëvrasëse në Manchester, 22-vjeçari Selman Abedi është filmuar në një supermarket në Londër duke blerë snacks dhe sende për veten. Në video ai duket i qetë dhe i vetëdijshëm për lëvizjet që kryen para se të shkojë në banesë dhe të përgatitet për sulmin në Manchester Arena ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u plagosën 100 të tjerë. Policia ka kryer deri më tani 16 arrestime për sulmin terrorist në Londër.
22- vjeçari i radikalizuar Salman Abedi, autor i masakrës së Mançesterit
Autoritetet britanike bënë publike foton e autorit të masakrës së Mançesterit. Ai është 22 vjeçari libian, Salman Ramadan Abedi. Abedi ishte i dyti në serinë e katër fëmijëve të çiftit nga Libia. Fillimisht familja e tij emigroi në Londër para rreth 10 vitesh dhe më pas u shpërngul në Mançester. Dy prej katër fëmijëve në profilet e tyre në Facebook kanë shënuar si qytetin e tyre të lindjes Tripolin në Libi.