establishmendi
Populizmi përjashtues karshi qeverisjes përfshirëse globale
Fundi i sistemit të Luftës së Ftohtë premtoi t’i hapë udhë një rendi të ri global. Por, kjo nuk ngjau. Në vend të kësaj, bota është mbërthyer nga shumë kriza monumentale, pika kthese e ngjarje transformuese, pa nxjerrë mësimet e duhura prej tyre, duke rezultuar me formula kundërvepruese dhe hipotetike, që i kanë rënduar problemet. Sistemi ndërkombëtar ka akumuluar, për rrjedhojë, një shumicë çështjesh, problemesh e krizash, çdonjëra e mbështetur në mbetjet e krizave të mëhershme të pazgjidhura ose të ngrira.