labova e kryqit
Përplasje mes Kishës Orthodhokse dhe shtetit për meshën katolike ne Labovë
Kisha Orthodhokse ka reaguar ashpër ndaj një niciative të Institutit të Monumenteve të Kulturës për të mbajtur një meshë drejtuar nga klerikë katolikë me në Kishën e Labovës së Kryqit. Në reagimin e saj thuhet se kjo iniciativë është në shkelje të ligjit për përdorimin e objekteve të kultit, duke nënvizuar në këtë ngjarje ishte e pranishme drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe persona të tjerë, ndërkohë që ende vazhdojnë të kryhen punime plotësuese për restaurimin e këtij monumenti.
Kritikë shkeljeve, operacion plastik në Kishën e Labovës së Kryqit
Kjo është një përgjigje për kolegun tim Arkitekt Restaurator Reshat Gega, i cili para disa ditësh ka njoftuar mbi “dëmtimet kriminale që po kryhen aktualisht në Kishën e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit“, të cilën e çmoj si reagim profesional me kurajo qytetarie (Reshat Gega, Alarm, po shkatërrojnë Kishës e Labovës së Kryqit, Dritare.net, 15.04.2017). E kam të lehtë t’i bashkohem denoncimit tënd i nderuar koleg, sepse je ndër të paktët arkitektë restauratorë idealistë të mësuar që i kanë mbetur këtij vendi prej shkollës klasike të viteve 70’-80’.