amnistite
"Shtet" i Qelepirit
Në vitin 2007, kur Edi Rama arriti fitoren e parë elektorale(jo si shumicë) në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, deklaroi ndër të tjera se “ne fituam në Shqipërinë që paguan taksa”. Ky ishte një eufemizëm i goditur, elegant, që shmangte fyerjen që sjellin frazat direkt apo ironitë e lexueshme, për Shqipërinë e qyteteteve, pse jo qytetare, të civilizuar, të legalizuar, atë që njeh dhe zabton ligjin.