pds
Milo i PDS-së sugjeron paketën antikrizë: Pjesëmarrje e opozitës në qeveri si garanci për zgjedhjet!
Një tjetër aleat i PS-së, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka mbështetur pikëpamjen se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Gjatë një emisioni televiziv, Milo dha katër pika për negociimin e krizës aktuale, pika të cilat janë në fakt sugjerime ektrainstitucionale siç ndodh rëndom në “krizat” shqiptare.
1. Të emërohet si përfaqësues i opozitës një Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme që do të ketë akses për survejimi dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në mënyrë që t’i japë opozitës siguri maksimale gjatë procesit të votimit.