Milo i PDS-së sugjeron paketën antikrizë: Pjesëmarrje e opozitës në qeveri si garanci për zgjedhjet!
Një tjetër aleat i PS-së, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka mbështetur pikëpamjen se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Gjatë një emisioni televiziv, Milo dha katër pika për negociimin e krizës aktuale, pika të cilat janë në fakt sugjerime ektrainstitucionale siç ndodh rëndom në “krizat” shqiptare.
1. Të emërohet si përfaqësues i opozitës një Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme që do të ketë akses për survejimi dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në mënyrë që t’i japë opozitës siguri maksimale gjatë procesit të votimit.
2. Të krijohet një “task forcë” e përbashkët pranë KQZ e cila të merret me verifikimin dhe investigimin e financimeve ilegale gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e votimit, të monitorojë të gjithë procesit zgjedhor dhe të monitorojë kohën televizive për partitë politike dhe për kohën televizive në debatet dhe intervistat televizive.
3. Komisionet e administrimit dhe grupet e numërimit të mos jenë politikë.
4. Numërimi i votës të jetë elektronik.
Këto propozime deri më tani nuk I ka bërë PD-ja e cila është ngulur në çadër në bulevard, shkojnë nga ideja e zgjidhje ad hoc, të cilat konfirmojnë se në çfarë niveli është e ashtuquajtura demokraci shqiptare.
http://www.panorama.com.al/pas-metes-edhe-nje-aleat-tjeter-i-rames-pa-op...
Comments
Si njeri konstruktiv, Paskal
Si njeri konstruktiv, Paskal Milo perpiqet te rregulloje dicka nga rremuja e vogel artificiale, duke i hapur porten oportunizmit (ne thonjza, sepse levizjet jane pa idera sot ne shqiperi, panvarsisht emrave te partive).
Pika e pare thekson indirekt faktin makaber te Shqiperise, ku me ardhjen e nje partie ne pushtet, ndrrohet me shume se gjysma e nje dikasteri ministrie! Pra, ky rregull i nje pjestari te opozites ne min. e br. mund ta legalizoje kete veper antikushtetuese, te zevendesimit te punonjsve shteterore pas cdo ndrrimi qeverie!
Pika e dyte do te thote jo vetem shtim i fondeve per zgjedhjet, por edhe nenekupton ate, se Kom. i Zgj. eshte politik dhe i njeanshem! Pastaj kush na siguron ne, se pjestare te kesaj force apolitike, nuk kane preferenca te caktuara politike, apo dhe interesa te fshehura materiale, qe jane te lidhura me njeren prej partive politike!?
Pika 3 nuk sjell ndonje gje te re nga sa eshte sot, te pakten teorikisht!
Pika 4 mbulon me shume mashtrime, se sa mund te imagjinohet, sidomos ne terrenin shqiptar!
Add new comment