perandoria romake

Historia nuk është gjithmonë ajo që tregon fituesi

Postuar në 30 Prill, 2023 18:04

Në vitin 106, romakët aneksuan mbretërinë Nabatean dhe e quajtën atë Arabia Petraea. Pyetja është se si u arrit saktësisht kjo.

Historianët romakë e përshkruan këtë si një proces jo të dhunshëm pas vdekjes së mbretit të fundit Nabatean, Rabbel II Soter. Por së fundmi, në shkretëtirën djerrë të Arabisë veriore, arkeologët kanë zbuluar ato që ata besojnë se ishin tre kampe të ushtrisë romake. Ato janë të vendosura në një vijë të drejtë midis oazit Bayir pranë kryeqytetit nabatean të Petrës dhe Dûmat al-Jandal, në atë që tani është Arabia Saudite veriore.

Në kurthin e luksit

Postuar në 17 Janar, 2022 07:44

 

Ushtria romake ishte ndër forcat ushtarakisht më efektive dhe më të suksesshme që ka njohur ndonjëherë bota. Në tokë, legjionet romake ishin të pamposhtura. Por Perandoria Romake nuk u ndërtua vetëm mbi gjeninë ushtarake dhe forcën e shpatave. Legjionet mund ta mundnin një popull, por nuk mund ta nënshtronin. Por dashuria për luksin dhe jetesën e lehtë e bëri pa shumë vështirësi.

Megavullkani i Alaskës që i dha goditjen përfundimtare Republikës Romake 

Postuar në 24 Qershor, 2020 13:01

 

Për shekuj me radhë, hija e një vullkani ka qëndruar mbi rënien e Republikës Romake. Historianët e lashtë flasin për zhdukjen e mistershme të Diellit pas vrasjes së Jul Çezarit në vitin 44 para Krishtit, që u pasua nga një peridhë moti të ftohtë dhe pa prodhim bujqësor. Tani, një ekip shkencëtarësh dhe historianësh ka zbuluar se një nga shpërthimet më të mëdha të njohura në histori ishte ai i vitit 43 para Krishtit — çka potencialisht çoi në dy vjet mot të pazakontë dhe uri, ndërsa republika u shpërbë dhe mori formë perandoria.

Roli i epidemive në rënien e Romës dhe ngritjen e Kristianizmit*

Postuar në 20 Mars, 2017 14:41

Cila ishte arsyeja që solli rrëzimin e Perandorisë Romake? Me këtë pyetje u fiksua edhe historiani i madh, Edward Gibbon, në faqet e fundit të librit të tij “Perëndimi dhe Rënia e Perandorisë Romake”. Ai vuri në dukje se në vend se të spekullojmë rreth arsyeve të kolapsit të gjatë dhe të ngadaltë të Romës mes shekujve III – VII e.s(kjo në varësi të atyre që pyet), ne duhet të mrekullohemi që ai zgjati kaq shumë.

Subscribe to RSS - perandoria romake