fatura e dritave
Nga shtatori "xhevahiri" i taksës së pronës në zarfin e OSHEE-së
Pas zgjedhjeve na presin të tjera supriza nëse qeveria që është në detyrë do të rikonfirmohet. Fatura që do të na vijë me zarfin e OSHEE-së do të jetë edhe më e kripur, pasi në të do të përfshihet edhe një tjetër taksë. Kështu Shqipëria do të nisë në tetor të mbledhë taskën e pronës përmes vlerës reale që kushton shtëpia ose trualli. Lajmin e bën të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në propozimet e programit të post monitorimit të që ka me Shqipërinë, shprehet se taksa e pronës do të mblidhet në faturat e dritave dhe të ujit.