ambasada turke
Nuk dihet ishte deportim apo ekstradim. Avokati: Për Harun Çelik kishte kërkesë nga ambasada turke në Tiranë
Dëbimin e shtetasit turk Harun Çelik, qeveria shqiptare e bazoi në një kërkesë të Ambasadës turke që e akuzon 42- vjeçarin si pjesë të rrjetit të Fetullah Gylen. Alban Bengasi, avokati i Çelik, thotë se autoritetet shqiptare nuk morën parasysh kërkesën për azil të shtetasit turk, vetëm sepse ai nuk e kishte paraqitur me shkrim, por në formë verbale.
Erdogani, ky prishës i unitetit shqiptar
Para disa ditësh shkova në Spitalin Amerikan për t'u konsultuar me dy mjekë ortopedë turq: profesor Kenanin dhe doktor Ënder, të cilet prej vitesh punonin në këtë spital. Kur shkova në paradhomën e profesorit, me të cilin njihem prej kohësh, sekretarja më tha se ai është larguar dhe nuk punon më në këtë spital.
- Po mirë - i thashë, po shkoj të takoj doktor Ënderin!
- Edhe ai ka ikur - më tha dhe uli kokën. U rikthyen në Turqi apo kanë shkuar në spitalin 1 apo 3 tuajin? - e vazhdova pyetjen.