Filips
Xhamitë e Turqisë, përpjekje për të minuar identitetin kombëtar shqiptar (Video)
David L. Phillips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia, thotë në një intervistë për televizionin "Koha" në Kosovë se financimi nga Turqia me 44 milionë dollarë i xhamisë së Prishtinës, është një përpjekje për ta minuar identitetin kombëtar shqiptar dhe për ta kufizuar ndikimin amerikan në këtë rajon.
Erdogan ka financuar me 33 milionë dollarë edhe xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ku dhe mori vetë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve.
David Phillips: Flirtet me Erdogan i shërbejnë axhendës islamizuese të Turqisë
Dejvid Filips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Kolumbia të SHBA, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se drejtuesit politikë të vendeve të Ballkanit perëndimor duhet të kenë kujdes nga angazhimet e Turqisë dhe vendeve të Gjirit (Persik), sepse ato, sipas tij, ndikojnë në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm. Ai thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe arsimin në këtë pjesë të Ballkanit, si masa për pengimin e radikalizmit. Filips i bëri komentet në Shkup, ku mori pjesë në një konferencë mbi ekstremizmin e dhunshëm.