konfliktet globale
Raporti i SHBA: Rritje e konflikteve dhe regres i vlerave demokratike
Qeveria e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump pritet të përballet me një rrezik në rritje të konflikteve ndërkombëtare dhe regres më të madh të vlerave demokratike pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Paralajmërimi vjen nga agjencitë e zbulimit në një raport të bërë publik të hënën.
Zhvillimet ekonomike dhe politike, ndryshimet teknologjike dhe humbja e rolit udhëheqës të Shteteve të Bashkuara kumtojnë një të ardhme të vështirë dhe të zymtë”-thuhet në raportin e publikuar nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës.