slivana bino
Epidemi me intensitet të lartë
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, sqaron për gazetën “Panorama” situtën gripale në vend, çfarë virusi po qarkullon, grupmoshat e ekspozuara si dhe masat që duhen marrë.
Çfarë është ky virus?
Kemi të bëjmë me një virus që nuk ka qarkulluar në vendin tonë për një kohë të gjatë. Por deri më tani nuk kemi hasur në raste të rënda.
Sa rrezik paraqet?
Kemi epidemi me intensitet të lartë, por jo me peshë të rëndë shëndetësore. Rreziku varet nga grupmoshat që prek.