timothy less
Biden do të shtyjë për një EU-gosllavi me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Qendra në Beograd
Ish-diplomati dhe profesori i universitetit të Cambridge Timothy Less shkruan se nën drejtimin e Joe Biden Ballkani Perëndimor do të shndërrohet në një lloj EU-goslavia me pol kryesor Beogradin.
Nuk do të jetë tamam një Jugosllavi e re, që ishte produkt i kohës së vet; por faktet në terren do ta detyrojnë Biden t’i kthehet logjiës së të shkuarës së afërt dhe të shtyjë për krijimin e mishërimit të shekullit të 21-t – një EUgosllavi e re
Shteti komb – zgjidhja(në letër) për Ballkanin
Politika perëndimore duhet të adresojë nacionalizmin si zgjidhje për paqen në Ballkan. Kjo është pak a shumë ideja që hidhet në një shkrim të publikuar në “Foreign Affairs” nga autori Timothy Less, drejtor I Nova Europa, një konsulent mbi politikat e riskut dhe ish-diplomat. Ai e nis shkrimin me pretendimet me karakter nacionalist të minoriteteve në Ballkan, të shqiptarëve, serbëve dhe kroatëve. Popuj që janë të shpërndarë në Ballkanin Perëndimor, zona më e pastabilizuar në Europë.