admirimi
Pasoja e hidhur e mosleximit të krimit
Sondazhi më i fundit lidhur me qasjen e shoqërisë shqiptare ndaj kohës në diktaturën e Enverit, mbështetur nga OSBE, duhet të jetë një kambanë alarmi. Nuk dua të merrem as me metodologjinë e as me numrin e saktë të adhuruesve të diktaturës, që kanë dalë nga sondazhi. Por më intereson shtrirja e tyre në kohë dhe në hapësirën e qyteteve shqiptare.