laboratoret
SARS-CoV 2 u gjenerua me paratë e amerikanëve? Katër argumentet e Faucit
Anthony Fauci ishte ndër më të sulmuarit nga skeptikët e Covid-19 që në nisje të pandemisë. Si drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), Fauci ka mbështetur gjithnjë përdorimin e maskave dhe ndërtimin e imunitetit përmes vaksinave. I fundit në listën e kritikëve të Faucit është senatori Rand Paul, i cili e akuzoi Fauci se po i përdor taksat e amerikanëve për eksperimente me virusin e lakuriqëve, që mund të bëhen të rrezikshme për njerëzit. Ai e akuzoi Faucin se ka gënjyer Kongres për një projekt të tillë.
Video/Testimet anti-CoVid-19 në Britani, shkelje protokolli sigurie që kompromentojnë rezultatin
BBC-ja publikonte dje disa pamje filmike nga një prej laboratorëve kryesorë në Britani duke pretenduar se shkelen protokollet duke kompromentuar rezultatet e testimet me tampon. Në video shfaqet një punonjës me pajisje që shtyn tamponin e shkëputur nga gypat mbajtës duke shtuar rrezikun e kontaminimit dhe për pasojë rrezikun e prodhimit të një rezultati të gabuar.
Kur patogjenët "arratisen" nga laboratorët, rasti i lisë në vitin 1977
Në vitin 1977 u diagnostikua rasti i fundit i lisë. Viktima ishte Ali Maow Maalin nga Somalia. Organizata Botërore e Shëndetit gjurmoi çdo person me të cilin ai kishte pasur kontakte ballë për ballë, për t’i vaksinuar të gjithë dhe për të gjetur këdo që mund ta kishte marrë virusin. Fatmirësisht, ata nuk gjetën asnjë të tillë. Maalin u shërua dhe lia u duk se kishte ikur njëherë e përgjithmonë.
Lufta e votave PS-LSI më e fortë se ajo e konçesioneve
Dy nisma ligjore të qeverisë kanë ngecur në rrjetën e LSI-së, duke vënë në pozitë të vështirë kampin e drejtuar nga kryeministri Rama që siç dihet nuk bën dot pa votat e Illir Metës. Pasi ka imponuar mbajtjen në sirtar të dekretit të Presidentit për Ligjin e Mbetjeve, dje me anë të një letre drejtuar Kuvendit Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar pezullimin e financimit të projektit të partneritetit publik-privat për laboratorët spitalorë gjatë vitit të ardhshëm.
Beqaj hyn në lojë me një tjetër konçension, përplasje me LSI-në për dhënien me PPP të laboratorëve mjekësorë (Video)
Rendi i ditës në komisionin e shëndetësisë ditën e hënë pa dy seanca dëgjimore, përkatësisht një me shoqatën e teknikëve të mjeksisë laboratorike, si dhe një me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, lidhur me të ardhmen e sistemit laboratorik publik nën dritën e partneritetit publik-privat.