Cara
Deputeti socialist kërkon dorëheqjen e Ilir Beqajt
Në Shqipëri çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe kjo më së shumti ka gjetur vend edhe në politikë. Samiti i diasporës dhe shpërthimet nacionaliste të kryeministrit, shoqëruar me salcën ndaj ministres së arsimit, Lindita Nikolla bënë që të harrohej shpejt skandali me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili doli në një regjistrim telefonik duke shkarkuar një drejtor të Kujdesit Shëndetësor vetëm e vetëm se nuk kishte marrë pjesë në një mbledhje të Partisë Socialiste në Tropojë.