rudy giuliani
Shpifje dhe mashtrim, kompania e pajisjeve të votimit kërkon 1.3 miliardë $ nga Rudy Giuliani
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ndaj Trump dhe njerëzve të tij kanë nisur paditë në gjykata. Një kompani amerikane e makinerive të votimit hapi një proces gjyqësor 1.3 miliard dollarë kundër avokatit të ish-presidentit. Rudy Giuliani akuzohet për shpifje dhe mashtrim lidhur me zgjedhjet presidenciale. Kjo nuk është padia e parë që ngre kompania “Dominion Voting Systems Inc” ndaj njerëzve të ish-presidentit. Ajo më parë ka hapur një proces kundër avokatit të fushatës së Trump, Sidney Powell, të cilin e akuzoi për përhapjen e teorive të rreme të konspiracionit në lidhje me zgjedhjet.
Opinioni është i Imi dhe lajmi jam Unë...
Këto ditë në Tiranë ishte ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani, një njeri i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Padyshim që një vizitë e tillë ka rëndësinë e vet të pamohueshme, sikurse ka rëndësi edhe për median dhe opinionin një intervistë me këtë personalitet. Dhe intervista u realizua në fakt nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Një njeri si Giuliani ka shumë për të thënë dhe prej tij ka shumë çështje për të cilat ai mund të sqarojë opinionin shqiptar edhe për vendime të politikës për të cilat nuk flet askush.
Rudy Giuliani, kandidati më i mundshëm për sekretar Shteti në administratën Trump
Ish – kryetari i Bashkisë së New York, Rudy Giuliani është kandidati më i mundshëm për sekretar Shteti në administratën e Donald Trump. Associated Press raporton se emri i Giulianit u citua nga një prej njerëzve më të afërt me Trump, duke pasqyruar mbështetjen që ai dha për fushatën e presidentit të ti amerikan gjatë fushatës elektorale.