opozita ushtria
Kanabisi dhe dështimi i policisë/Një propozim për angazhimin edhe të Këshillit të Sigurisë
Partia Demokratike e ka kthyer kanabisin në argument kryesor politik të saj. E ndërkohë që qeveria po përpiqet të bëjë dicka, pasi e mohoi përmasën e problemit, në sfond duket se mund të ketë zhvillime të reja.
Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaroi në takimet që pati me zyrtarë italianë, se “kanabisi është një kërcënim për të dyja vendet”. Deklarata kaloi si pa vëmendje, për vetë dinamikën politike shqiptare.