televizion
Shkëlqimi dhe rënia e një perandorie mediatike afër nesh
25 vjet zgjati dominimi i një modeli mediatik që u krijua për të thyer monopolin shtetëror të televizionit publik, por që bashkë me shkelqimin e yjeve të rinj të ekranit u shndërrua në propagandën e çdo lloj pushteti.
Mega Channel ishte i pari stacion televiziv privat në Greqi që nisi transmetimin në vitin 1989, duke premtuar informim të besueshëm për publikun të shoqëruar me modelin amerikan të debateve televizive në edicionet informatie. Majat e audiencës i dhanë këtij televizioni një pushtet të madh mbi klasën politike, nisur nga ndikimi i madh në publik.
Porositë me minoritete. PDIU: Shqipëria të kërkojë shpalljen e çamëve të Greqisë, minoritet. Provën e keni në një emision televiziv
Partia e Shpëtim Idrizit është bërë sot e gjallë me një deklaratë për shtyp. Përmes saj kërkohet që Presidenti i Republikës dhe qeveria të kërkojë nga qeveria greke njohjen e minoritetit çam në Greqi. “PDIU-ja e ka ngritur zërin shpesh mbi këtë të vërtetë. Nuk kanë munguar ata të cilët e kanë cilësuar diçka të tillë si joekzistente, mirëpo rrëfimi i djeshëm i një gazetari i cili është shpallur “non grata” vetëm se thotë të vërtetën, nxorri në pah të pamohueshmen.
“Agon Channel” mbyllet. OSHEE-ja i heq edhe dritat
“Agon Channel” është mbyllur. Televizioni që nisi me bujë dhe tërhoqi në gjirin e vet gazetarë të njohur,me rroga të mëdha e që ndërtoi një infrastrukturë të vetën, është vënë në kushte kapitullimi nga ndërhyrja e shtetit. Pak muaj pasi presidenti Francesco Beçheti u godit në planin financiar, sot është OSHEE-ja, ajo që i ka dhënë të shtyrën e fundit. Enti shtetëror që mban dritën ndezur për shqiptarët, ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për një telvizion, që përballej prej muajsh edhe me problemin e pagesës së rrogave.
Ekzekutim live i një gazetareje dhe një kameramani në ShBA(video)
Një person ka qëlluar për vdekje një reportere dhe një kameraman të një televizioni në Virginia në SHBA. Ngjarja ndodhi gjatë një interviste live dhe është filmuar. Alison Parker quhej gazetarja dhe Adam Award, kameramani.
Një rekord e thyen edhe FSHF…
Futbolli shqiptar po kalon një moment shumë të mirë. Ekipi kombëtar ka arritur një pozicion rekord në klasifikimin e FIFA-s apo të UEFA-s, Skënderbeu ka thyer një tjetër rekord në Evropë dhe është në prag të një arritjeje akoma më të madhe nëse shkon grupet e Champions-it.