kanuni
Besa, Kanuni, kokaina - pallavrat e zakonshme që mbajnë në këmbë titujt për Mafien Shqiptare
Gazeta e njohur britanike “The Guardian” i është shtuar sot listës së pafundme të mediave që shkruajnë për të ashtuquajturën Mafia Shqiptare. Përmes një shkrimi ku nuk ka ndonjë të dhënë statistikore, ku përzihet emfatizimi i shqiptarëve të dhunshëm, ku dominon titulli bombastik “Mbretërit e kokainës”, ku venerohet pa dashje aftësia e shqiptarëve në trafik dhe në shpërndarje e ku patjetër që nuk mungojnë edhe klishetë e zakonshme të Besës dhe Kanunit, gazeta në fjalë përsërit litaninë e bezdishme të gënjeshtrës që quhet Mafia Shqiptare.
Studimi i të drejtës për tokën, pjesë e shkencës dhe politikave pyjore
Zhveshja e Shqipërisë tonë vazhdon me ritme të shpejta e të pabesueshme. Duket se ata që kanë qeverisur kombin shqiptar në mijëvjecarin e fundit, ja kanë dalë të mos vihen në tehun e kritikave për këtë krim që ka filluar herët dhe po vazhdon pa pushuar të na shëmtojë peisazhet, djegë e masakrojë drurët e bimët dhe të humbasë pa pushim tokën. Ish presidenti amerikan Rusvelt pati lënë një amanet që mund të përmblidhet: “Cdo gjeneratë e ka për detyre që ti lerë asaj në vijim tokën në një gjendje më të mirë se sa e kanë gjetur”.
Aktualiteti i një studimi venedikas rë shekullit XVII për Kanunin e shqiptarëve*
Kanuni i shqiptarëve është një kryemonument juridik zakonor i kombit tonë në Mesjetë. Ky korpus rregullash dhe ligjesh të plotfuqishme janë një botë e gjallë dhe njëkohësisht e fosilizuar e mendësisë popullore, e mençurisë së zgjidhjes së problemeve të mprehta dhe e një vetadministrimi të problemeve shoqërore.