qendrat e kerkimit
Si mund të riorganizohet ngritja e institucioneve dhe qendrave kërkimore në Shqipëri?
Para disa ditësh lexova një shkrim në gazetën TEMA me titull “Përse Shqipëria ka nevojë për një institut shkencor për kërkimet e naftës” me autor Msc. Zoto Leskaj. Me thënë të vërtetën shumë aktual, madje pak i vonuar, jo për shkrimin dhe artikullshkruesin, të cilin nuk e njoh personalisht, por për nevojën që ka ekonomia për shkencën dhe zhvillimin shkencor, në këtë sektor të naftës, por edhe në të gjithë sektorët e rëndësishëm dhe jetikë të saj.