fushata e zgjedhjeve
Fotolajm/Arben Ndoka, pjesë e fushatës elektorale të PS-së në Dibër
Arben Ndoka, ish-deputet i PS-së, i cili dorëzoi mandatin në kuadër të procesit të dekriminalizimit, ka nisur të angazhohet me zgjedhjet në Dibër. Ndoka, i cili u bë protagonist i një sherri në Parlament, akuzohet se ka qenë i dënuar për prostitucion dhe emrin e tij, opozita parlamentare e ka mbajtur si qendër të akuzave. Ndaj Ndokës ka mbajtur qëndrim publik edhe Ambasada Amerikane, e cila mbështeti dhe sponsorizoi politikisht ligjin për dekriminalizimin. Por duket se PS-ja nuk ka një vendim politik për t’u distancuar nga persona që janë subjekt i ligjit për dekriminalizimin.