isaraj
Bie “Influenca e Papërshtashme”. Bëhet: “Ndërhyrje jo proceduriale, publike apo private...”?
Influenca e Papërshtatshme? Ky është ai termi që mbiu si papritur në ligjin për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, konkretisht pika 3, neni 13. Në sajë të punës së ekspertëve dhe të një procedure misterioze inkuadrimi, neni ishte formuluar kështu:
“Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj".