kufiri grek
A po luan Shqipëria rolin e “filipinezit” me Gjermaninë?
Marrëveshja e policisë shqiptare dhe asaj gjermane për stacionimin e 12 oficerëve të policisë gjermanë në dy pika të kalimit kufitar me Greqinë nuk është lënë jashtë vëmendjes nga shtypi grek. Perceptimi është se Shqipëria po bën të njëjtën lojë që ka bërë historikisht dhe që tashmë i është kthyer në veti, duke marrë rolin e “filipinezit” ose të shërbëtorit të Gjermanisë në Ballkan.