Euro. Deshtim
Euro ka dështuar, nuk i shërben mirëqënies së Europës
Nobelisti amerikan, Jozef Stiglitz thotë se dështimi ekonomik i Europës është njëkohësisht dështim i monedhës së përbashkët europiane. "Dikush duhet të fillojë të mendojë për ta zhvlerësuar atë, pasi euro po kthehet në një pengesë për zhvillimin e ekonomisë europiane"- ka thënë Stiglitz për "Der Spiegel".