vellai
Vëllai djeg më në fund Isarain (Letra)
Familja socialiste ekspozohet sërish për lidhje të zyrtarëve të saj me krimin. Ish-deputeti socialist Arben Isari ka dhënë dorëheqjen nga Drejtor i Patentave pas arrestimit të të vëllait për armebajtje pa leje dhe prodhim e mbajtje te lendeve narkotike. Në letrën drejtuar ministrit Damian Gjiknuri dhe kryeminsitrit Edi Rama, ai shprehet se arsyeja është që të mos ndikojë direkt apo indirekt në punën e sistemit të drejtësisë.
Xhafa: Jam i pamposhtur
"Nëse mendoni se do më mposhtni e keni gabim". Ky ishte mesazhi që Fatmir Xhafa dha në një konferencë të gjatë për shtyp ku "dekriminalizoi" veten nga situata juridike por edhe morale që ka shkaktuar çështja e vëllait të tij.
Xhafaj nuk ikën, por hetimet le të vazhdojnë
Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për audiopërgjimin që Partia Demokratike pretendon se lidhet me vëllain e ministrit të Brendshëm.
Në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri e ka quajtur akt mashtrimi me një material joautentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe pengimi i hapjes së negociatave negociatave. Bindjen e tij kryeministri e bazoi në një ekspertizë të specializuar të materialit nga një prej studiove më të njohura ligjore sipas tij.
Fatmir Xhafës i kërkohet largimi
Opozita ka përshkallëzuar sulmin ndaj kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar largimin e tij nga Komision, pas denoncimeve të bëra nga vetë Partia Demokratike për implikimin e vëllait të Xhafës në trafik ndërkombëtar të drogës.