Vëllai djeg më në fund Isarain (Letra)
Familja socialiste ekspozohet sërish për lidhje të zyrtarëve të saj me krimin. Ish-deputeti socialist Arben Isari ka dhënë dorëheqjen nga Drejtor i Patentave pas arrestimit të të vëllait për armebajtje pa leje dhe prodhim e mbajtje te lendeve narkotike. Në letrën drejtuar ministrit Damian Gjiknuri dhe kryeminsitrit Edi Rama, ai shprehet se arsyeja është që të mos ndikojë direkt apo indirekt në punën e sistemit të drejtësisë.
Altin Isarai u arrestua nga policia për armebajtje pa leje dhe prodhim e mbajtje te lendeve narkotike, por ai ka qenë i përfolur si i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale, por kjo nuk kishte ndikuar në karrirën e Arben Isarait. Togat e zeza janë bindur nga provat e sjella nga prokurori dhe deri ne perfundim te hetimeve 47 vjecari do të qëndrojë në qeli. Me dorëheqjen e tij Isarai dëshmoi një tjetër standard nga ai i Fatmir Xhafës, i cili pereferoi të qëndrojë në detyrë edhe pse vëllai i tij u dërgua paketë në Itali për të kryer dënimin për trafik droge.
Add new comment