4 vjeçari
Sëmundja e rrallë, 4 vjeçari duket si 80 vjeçar
Bajexhid Hosain është vetëm 4 vjeç dhe që në pamje të parë kupton se nuk është një fëmijë normal. Historia e tij tragjike u ngjan filmave fantastiko-shkencorë. Ai vuan nga një sëmundje e rallë që e bën të duket si një 80 vjeçar. Fatkeqësisht për sëmundjen e tij nuk ka asnjë terapi shëruese. Sipas mjekëve, Bajexhid nuk do të jetojë më shumë se 15 vite, për shkak të avancimit të sëmundjes së tij të quajtur Cutis Laxa. Nëna e tij është 18 vjec, ndërsa babai 22 vjeç me banim në një fshat në Bangladesh.