zagori
Krimi i radhës në Hoshtevë të Zagorisë
Mirela Kumbaron ta kishte kërkuar Shqipëria nuk do ta kishte gjetur dot si ministre Kulture. Kudo ku vë këmbën zonja shkakton probleme. Nuk mjafton firma në projektin kriminal për prishjen e Teatrit Kombëtar, nuk mjafton salçiçeria klienteliste në mes të Butrintit. Zonja në fjalë dëshiron të marrë në mbrojtje krime të tjera siç quhet i ashtuquajturi restaurim i Kishës së Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë nga kryeplaku Paskal Nasi.