vullnet

Topalli: Qeveria armiqësore me popullin e vet, Rama s’ka vullnet për dekriminalizimin

Postuar në 28 Gusht, 2015 08:03

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Jozefina Topalli analizon situatën politiko-ekonomike në vend, arsyet pse po ikin shqiptarët, nxit partinë e saj të dominojë dhe tregon se të djathtët nuk duhet të presin zgjedhjet e 2017­ës për të larguar qeverinë “Rama”. Sipas saj, qeveria është tërësisht e dështuar dhe armiqësore me popullin e vet. “Në gjykimin tim, vendi sot po kalon një moment të vështirë. Nuk ka ndodhur kurrë në këto dy dekada e gjysmë demokraci që një qeveri të jetë kaq armiqësore me qytetarët që e kanë zgjedhur. Realiteti kalon kësaj radhe çdo imagjinatë.

Subscribe to RSS - vullnet