vijimesia genetike
Studimi/Kaukazi i Jugut ruan vijimësi genetike për 8 000 vitet e fundit
Për Ballkanin thuhet se është një rajon me trazime të mëdha popullsish e për pasojë teorizimet për autoktoni dhe vijimësi genetike përherë vihen në dyshim. Mirëpo nuk ka rajon tjetër në histori që të ketë shërbyer si portë migratore për njerëzimin për mijëra vjet si Kaukazi. Arkeologjia ka dokumentuar ndryshime të mëdha kulturore në këtë rajon që përbëhet ndër të tjera nga Gjerogjia, Armenia dhe Azerbajxhani. Kakuazi është nyja që lidh Azinë me Europën, aty kanë kaluar të gjithë popujt që nga prehistoria e deri në shekujt e parë të erës së re. Prej aty cekën edhe mongolët dhe turqit.