Veting-u
Standardet e dyfishta për Vetting-un, qeveria kërkon të përjashtojë nga kontrolli gjyqtarët e Strasburgut
Partia Socialiste, e cila po udhëheq reformën në drejtësi me shumicën e propozimeve të saj të rrëzuara nga Komisioni i Venecias, vijon ta konsiderojë këtë proces si atribut të ekskpertizës së saj politike dhe juridike, duke aplikuar standarde të ndryshme edhe kur vjen fjala për atë që mund të quhet thelbi i reformës, kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.