vatikani
Shenjtorë familjarisht
Vatikani shpall sot shenjtorë edhe një çift burrë e grua dhe kjo ndodh për herë të parë. Bëhet fjalë për francezët Louie Martin (1823-1894) dhe Maria Azelia Guerin (1831-1877), prindër të Santa Teresa di Lisieux (që vdiq nga tuberkulozi vetëm 24 vjeç dhe ështëb kanonizuar më 1925). Të dy personat në fjalë janë përzgjedhur me motivacionin: “për dëshminë e jashtëzakonshme të spiritualitetit familjar” do të shpallen sot shenjtë bashkë me katër të tjerë.
SHBA, prifti ndërton Vatikanin në copëza formuese
I është dashur një vit punë, por më në ai e përfundoi punën e tij si vigan i pashoq: një kopje e përsosur e Vatikanit e bëra e gjitha me pllakëza Lego. Bob Simon jeton në Pensilvani (SHBA) përdori 500 mijë copëza formuese për të ndërtuar Sheshin e Shën Pjetrit në të gjitha detajet e tij. Dhe në ndërtimin e saj, përveç besimtarëve, gjendet një Papë i vogël Francesko, që këto kohë ndodhet për një vizitë në SHBA.
Burimi: AFP