vasilika vjero
Amnistia Fiskale, Vjero për draftin e ri: Kemi marrë në konsideratë rekomandimet e FMN-së
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero ka sqaruar në një intervistë për Agjencinë telegrafike Shqiptare pozicionin e qeverisë për projektkligjin e ri për "Amnistinë Fiskale". Ajo ka shpjeguar edhe pse qeveria ka tërhequr draftin e vitit 2020 duke ftuar FMN-në që të bëjë sugjerimet e veta, ndonëse në fakt Fondi e ka kundërshtuar amnistinë.
Informacione për shkarkimin e drejtueses së Tatimeve, Vasilika Vjero
Burime pranë qeverisë shqiptare bëjnë me dije se është larguar nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Vasilika Vjero. Nuk sqarohen arsyet e largimit, por këto tre muaj u verifikua rënie e madhe në mbledhjen e detyrimeve që imponoi kalimin në aksion në terren nga tatimorët.
Të njëjtat burime sqarojnë për ResPublica se një emër i mundshëm për të ardhur në krye të DPTT-së është Enton Duro, aktualisht drejtor i Drejtorisë së Taksës së Pronës.