Vasil Koçi
Një udhëtim fotografik në Shqipërinë e viteve '70
Shqipëria e viteve ´70 vjen nëpërmjet objektivit të fotografit Vasil Koçi. Me aparatin fotografik në dorë, Vasil Koçi për vite me radhë ai ka fiksuar çaste të mrekullueshme në të gjitha anët e Shqipërisë, rivjerën, qytetet dhe vepra në ndërtim. Kjo është një Shqipëri e parë nga një këndvështrim artistik. Në këtë mënyrë fotograf Vasil Koçi ka botuar në vitin 1977 një album me ngjyra, të quajtur "Udhëtim nëpër Shqipëri". Autori përcjell një panoramë të mirëfilltë të kohës, fotografi artistike të cilat më së shumti janë shkrepur gjatë kohës kur ai ka realizuar reportazhe si gazetar.