vartholomeu
Patriarku i Stambollit: Kirilli duhet të dilte kundër Putin dhe edhe të dorëhiqej nëse duhej
Kreu i Patriarakanës së Stambollit, Vartholomeu, ka dalë kundër qëndrimeve të Patriarkut Kirill të Moskës, duke i bërë thirrje që ai të ndërmjetësojë për fundin e konfliktit në Ukrainë. Në një intervistë për televizionin grek, ERT, Vartholomeu ka shprehur zhgënjimin për qëndrimet e kishës ruse.
Nuk do të ishte e pamundur që të gjitha kishat të mos e dënonin dhunën, luftën. Kisha ruse na zhgënjeu. Nuk dua që kisha ruse dhe vëllai, Patriarku Kirill të jenë ky përjashtim tragjik. Nuk e di sesi ai mund të justifikojë veten në ndërgjegjen e tij