varret

El Salvador, luftë kundër krimit edhe pas vdekjes

Postuar në 03 Nëntor, 2022 23:04

Qeveria e El Salvadorit ka ndërmarrë një luftë të veçantë dhe pazakontë kundër njerëzve të krimit. Ajo ka urdhëruar shkatërrimin e varreve të gangsterëve të njohur për të parandaluar që ato të shndërrohen në faltore. 

Në El Salvador nuk ka vend për terroristët

ka shkruar në Tuiter, ministri i Drejtësisë, Osiris Luna Meza. 

Gjenocidi kulturor mbi indigjenët, 751 varre të tjera gjenden në Kanada

Postuar në 24 Qershor, 2021 20:20

Një tjetër varrezë zbulohet pranë një ish-shkolle të kishës katolike në Kanada. Një grup indigjen në provincën Saskatchewan të Kanadasë gjeti 751 varre të pashënuara, vetëm pak javë një zbulimi të ngjashëm në British Columbia, që tronditi vendin dhe nxiti kryeministrin Justin Trudeau të kërkojë që në historinë e Kanadasë të njihet "racizmi sistemik", raporton "The Guardian".

Egjipti para faraonëve, arkeologët zbulojnë të dhëna të reja  

Postuar në 29 Prill, 2021 13:26

Arkeologët egjiptianë që punojnë në Deltën e Nilit kanë zbuluar dhjetëra varre të rralla predinastike që datojnë në periudhën parafaraonike të 5 mijë viteve më parë. Në të njëjtën zonë u gjetën edhe varre afër periudhës së mëvonshme të Hyksos (1650 deri 1500 p.e.s.), kur migrantët e Azisë Perëndimore mbërritën në zonë dhe i dhanë fund Mbretërisë së Mesme të Egjiptit.

Më 18 Janar nisin kërkimet për varret e ushtarëve grekë

Postuar në 22 Dhjetor, 2017 17:27

Më 18 janar do të fillojë kërkimi, zhvarrimi dhe  identifikimi i ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941, sipas saj që është rënë dakord mes dy qeverive. Mediat greke raportojnë se puna do të fillojë nga zona e Dragoit në Elbasan. Ky vendim është arritur nga Komiteti i Përbashkët i ekspertëve mes Greqisë dhe Shqipërisë, i cili mblodh në Athinë pas vendimit të qeverisë shqiptare për të nisur zbatimi i marrëveshjes përkatëse dypalëshe.

Zhvarrimi i ushtarëve grekë, pala shqiptare: Do saktësohen shenjta e identifikimit

Postuar në 20 Shkurt, 2016 17:15

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur rregullat sipas të cilave do të kryehn gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë. Top-Channel i ka shkëputur një sqarim këshulltarit të ministrit të Jashtëm, ndërkohë që pala greke ka kërkuar nisjen e gërmimeve në bazë të një marrëveshjeje që është firmosur nga të dy palët. “Gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes.

Subscribe to RSS - varret