El Salvador, luftë kundër krimit edhe pas vdekjes
Qeveria e El Salvadorit ka ndërmarrë një luftë të veçantë dhe pazakontë kundër njerëzve të krimit. Ajo ka urdhëruar shkatërrimin e varreve të gangsterëve të njohur për të parandaluar që ato të shndërrohen në faltore.
Në El Salvador nuk ka vend për terroristët
ka shkruar në Tuiter, ministri i Drejtësisë, Osiris Luna Meza.
Ai ka shpërndarë një foto të shkatërrimit të një varri që mbante inicialet, “MS-13”, që nënkupton klanin “Mara Salvatrucha”, më i dhunshmi në vend.
Qeveria ka sqaruar se mbetjet e të vdekurve nuk do të preken, por varret do të shkatërrohen.
Në tetë muaj qeveria ka shpallur luftë kundër krimit në vend në kuadër të së cilës janë identifikuar 55 600 të dyshuar dhe është rritur dënimi deri në 45 vjet, ndërkohë që presidenti Nayib Bukele ka urdhëruar ndërtimin e një burgu gjigand me kapacitet 40 000 të dënuar.
Add new comment