Egjipti para faraonëve, arkeologët zbulojnë të dhëna të reja
Arkeologët egjiptianë që punojnë në Deltën e Nilit kanë zbuluar dhjetëra varre të rralla predinastike që datojnë në periudhën parafaraonike të 5 mijë viteve më parë. Në të njëjtën zonë u gjetën edhe varre afër periudhës së mëvonshme të Hyksos (1650 deri 1500 p.e.s.), kur migrantët e Azisë Perëndimore mbërritën në zonë dhe i dhanë fund Mbretërisë së Mesme të Egjiptit.
Gjetjet në provincën Dakahlia në veri të Kajros mund të hedhin dritë mbi dy periudha të rëndësishme kalimtare në Egjiptin e lashtë, citohen egjiptologët nga Reuters.
Një pjesë e varreve i përkasin periudhës Buto që filloi rreth vitit 3300 para Krishtit dhe të tjera periudhës Naqada III, e cila ishte pak para shfaqjes së dinastisë së parë të Egjiptit rreth vitit 3100 pes.
Ndërsa 37 varre të tjera janë nga koha e Hyksos, të cilët nisën të migronin përgjatë gadishullit Sinai në Egjipt rreth vitit 1800 para Krishtit.
Varret e Buto ishin gropa në formë vezake me kufomat e vendosura brenda në një pozicion të mbledhur, kryesisht në krah dhe me kokën të drejtar nga perëndimi.
Disa prej varreve nga periudha Naqada kishin edhe enë cilindrike në formë dardhe.
Varret Hyksos ishin kryesisht gjysmë drejtkëndëshe, ndërsa kufomat ishin në pozicion të zgjatur dhe me kokën të orientuar nga perëndimi.
Gjetjet janë jashtëzakonisht interesante pasi në këto varreza bëhen bashkë disa nga periudhat më të hershme të historisë egjiptiane me një epokë tjetër të rëndësishme, epokën Hyskos.
Add new comment