Gjenocidi kulturor mbi indigjenët, 751 varre të tjera gjenden në Kanada
Një tjetër varrezë zbulohet pranë një ish-shkolle të kishës katolike në Kanada. Një grup indigjen në provincën Saskatchewan të Kanadasë gjeti 751 varre të pashënuara, vetëm pak javë një zbulimi të ngjashëm në British Columbia, që tronditi vendin dhe nxiti kryeministrin Justin Trudeau të kërkojë që në historinë e Kanadasë të njihet "racizmi sistemik", raporton "The Guardian".
Zbulimi edhe një herë vuri në qendër të vëmendjes një kapitull të errët në historinë e Kanadasë dhe riktheu thirrjet drejtuar Papës dhe kishës për të kërkuar falje për abuzimin dhe dhunën në shkolla, ku studentët indigjenë u asimiluan me forcë në kulturën mbizotëruese të vendit.
Kryeministri Justin Trudeau tha se zbulimet në provincat e British Columbia-s dhe Saskatchewan janë "një kujtesë e turpshme e racizmit sistematik, diskriminimit dhe padrejtësisë me të cilën popujt indigjenë janë përballur dhe vazhdojnë të përballen në këtë vend".
"Së bashku, ne duhet ta pranojmë këtë të vërtetë, të mësojmë nga e kaluara jonë dhe të ecim në rrugën e përbashkët të pajtimit, në mënyrë që të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë," tha ai.
Gërmimet në shkollën Marieval, rreth 150 kilometra (90 milje) në lindje të kryeqytetit të provincës Regina, nisën në fund të majit, pas zbulimit të eshtrave të 215 nxënësve në një tjetër shkollë tjetër rezidenciale autoktone në British Columbia.
Pas zbulimit të mbetjeve në shkollën Kamloops, gërmime të ngjashme nisën pranë disa ish-institucioneve për fëmijë vendas në të gjithë Kanadanë, me ndihmën e autoriteteve qeveritare.
Rreth 150 000 fëmijë amerikanë vendas, Metis dhe Inuit u rekrutuan me forcë deri në vitet 1990 në 139 prej këtyre shkollave rezidenciale në të gjithë Kanadanë, ku u izoluan nga familjet e tyre, gjuha e tyre dhe kultura e tyre.
Shumë u nënshtruan keqtrajtimit dhe abuzimit seksual dhe më shumë se 4 000 vdiqën në shkolla, sipas një komisioni hetimor që konkludoi se Kanadaja kishte kryer "gjenocid kulturor" kundër komuniteteve autoktone.
Add new comment